Berisha, Ramës: Në zgjedhje nuk shkon dot i vetëm, hap rrugën dhe ik!

06.04.2017 15:58:20

Ish-kryeministri Berisha ka deklaruar nga çadra e opozitës se nuk mund të pranojë zgjedhje me drogën dhe krimin që përfaqësohen nga kreu i qeverisë Rama.

Berisha u shpreh se Rama tashmë është braktisur nga të gjithë, përfshirë dhe aleatët e vet, që sipas tij mbështesin kauzën e opozitës për zgjedhje të lira dhe luftë kundër krimit të organizuar dhe drogës.

“Pse ne kërkojmë qeveri teknike? Mendoni lumin e drogës, paratë e drogës, bandat e drogës, që të gjitha të lidhura me partinë e tij dhe me atë direkt. Historia ka faktuar se vendet që kanë mbjellë drogën, vetëm janë shkatërruar dhe nuk janë bërë. Drogën e udhëhoqi Rama, ndaj të dashur socialistë, duhet ta kuptoni drejtë se vota me drogën nuk shkojnë, – deklaroi Berisha. –  Ne po luftojmë në këtë çadër dhe mbarë Shqipërinë, se nuk mund të pranojmë kurrë t’ia falim votën drogës dhe krimit. Ramën, sot të kanë braktisur të gjithë, edhe aleatët e tij, jo se u pëlqen opozita, por sepse kauza jonë është e drejtë. Nuk pranojmë zgjedhje me Ramën, sepse e mbushi parlamentin me vrasës, trafikantë, pengmarrës e kriminelë dhe s’mund të lejojmë që shqiptarët të përfaqësohen nga kjo kategori”.

Berisha në fund i bëri edhe një herë thirrje kryeministrit të që japë dorëheqjen dhe të largohet për të mirën e vendit.

“Shqipërinë nuk e çon dot vetëm në zgjedhje, këtë nuk e bën dot ti, – vijoi Berisha. – Shqpirtin paqësor të opozitës në këtë çadër mos e merr për dobësi. Prandaj, ik largohu, hapi rrugën zgjidhjes.

S’do ta shikosh as në ëndrra se çfarë mund të bëjë revolucioni demokratik, revolucionin mos e nxeh, prandaj ik, shporru, largohu”, – tha ai.