Berisha: Vjedhje e madhe në dogana, mungojnë 9 mijë ton naftë

03.10.2016 21:06:10

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka ngritur shqetësimin se muaji shtator për doganat shqiptare ka rezultuar “gropë” financiare.

Sipas denoncimit të bërë në Facebook-un e tij, për muajin shtator në dogana mungojnë 1.4 miliardë Lekë se sa plani.

Ish-Kryeministri ka akuzuar edhe biznesmenin që zotëron kompleksin “Taiëan”, duke thënë se ka futur në treg mallra kontrabandë. Berisha shton se nuk është zhdoganuar 9 mijë ton karburant.

Denoncimi në Facebook-un e ish-Kryeministrit Sali Berisha:

Doganieri dixhital informon publikun:
-shtatori, nje vjedhje e madhe ne doganat e vendit
-vidhen 10% e te ardhurave doganore edhe me planin e reduktuar
-Krahasuar nje vit me pare jane realizuar 4% me pak te ardhura
-eksportet difinitive kane rene me 16%
-Besi i partise me sa duket po fut ne treg sasira te medha malli kontrabande, mungojne rreth 9000 ton nafte! sb

“Pershendetje Doktor Berisha.

Grope ne te ardhurat doganore per muajin shtator.
Te ardhurat ne dogana per muajin shtator u realizuan ne masen 90% ose 1.4 mld leke me pak se plani. Krahasuar me nje vit me pare jane realizuar 400ml leke ose 4% me pak.
Renie me te madhe ka pasur ne zhdoganimin e karburanteve me nje sasi 9000 ton me pak krahasuar me nje vit me pare. Besi Tajvanit me sa duket po fut ne treg sasira te konsiderushme malli kontrabande.
Vazhdon renia e eksporteve dhe ne muajin shtator me 5% krahasuar me shtatorin 2015 ku renien me te madhe e kane eksportet definitive ne masen 16%
Si 9-mujor te ardhurat kane nje mosrealizim 4% ose 4mld leke krahasuar me planin. Renie ka pasur eksporti ne total 5% dhe eksportet definitive 16% krahasuar me nje vit me pare.