Berlusconi rikthehet në politikën italiane

07.11.2017 19:14:25

Silvio Berlusconi, në moshën 81 vjeçare, është rikthyer në politikën italiane.

Berlusconi nuk mund të garojë në zgjedhjet parlamentare për shkak të dënimit për mashtrim me taksa, por ai është duke e udhëhequr një koalicion të qendrës së djathtë, që po synon të kthehet në forcë politike.

Sipas analistëve, Berlusconi ende ka disa shkathtësi në politikë, ka karizmë, burime financiare dhe përkrahje të mediave, për të qenë forcë në politikën e vendit, pavarësisht moshës së tij.
Ai po ashtu është duke sfiduar ligjin italian qe e ndalon atë të mbajë detyrën zyrtare deri para vitit 2019.