Bërnabiq apelon të mos ketë probleme në ndeshje, duke thënë se sporti duhet të jetë rruga e parë që na bashkon

26.08.2017 17:25:06

Ashtu si 3 vite me parë, shqiptarët do të bëjnë vizitë sërish në stadiumin e Beogradit për ndeshjen e Partizanit dhe Skëndërbeut.

Bërnabiq shpreson që kjo ndeshje të mos ketë të njëjtat probleme dhe pse nuk siguron asgjë.

Ana Bërnabiq: Ndeshja Skëndërbeu-Partizani i Beogradit, fillimisht duhet të them që jemi shumë të lumtur për Partizanin, ne akoma jemi duke festuar suksesin. Shpresoj që ndeshja të shkojë mirë dhe dua t’i bëj thirrje kujdo që të festojmë. Sporti duhet të jetë rruga e parë që na bashkon.

Ana Bërnabiq tha se fryma pozitive e takimeve në të mirë të tregtise rajonale mes vendeve të Ballkanit duhet të vazhdojë.