Bërnabiq i kundërpërgjigjet Vulinit: Synim i Serbisë është BE-ja

21.05.2018 18:04:15

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, ka dalë kundër deklaratave të vartësit të saj – ministrit të Mbrojtjes, Aleksandër Vulin, që ka thënë dje se shteti i tij duhet të shqyrtoj pozicionin e politikës së jashtme nëse për BE-në prioritet është Kosova.

“Ne kemi punën tonë, e dimë qëllimin tonë strategjik që është Bashkimi Evropian. Jemi duke bërë hapa në këtë rrugë dhe mendoj se synimi ynë është thënë disa herë”, ka thënë Bërnabiq.

“Derisa shqetësim është bashkëpunimi në mes vendeve, Serbia është absolutisht e hapur dhe e përkushtuar me të gjitha vendet”, ka thënë ajo, derisa ka folur për ndryshimin e mundshëm të politikës së jashtme.

 

“Ministri Vulin e ka dhënë një mendim të tij personal, por që qëndrimi shtetëror është diçka tjetër”.

“E dimë qëllimin tonë pra, ne po ndërtojmë miqësi dhe bashkëpunim ekonomik me vendet tjera që nuk janë anëtarë të BE-së”.

“Ne kemi një qëllim strategjik dhe nuk do të dorëzohemi”.