Bërnabiq takon Guterres: Për OKB-në, Kosova nuk është shtet

28.09.2018 11:16:16

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, është takuar në selinë e OKB-së me Sekretarin e Përgjithshëm të kësaj organizate Antonio Guterres.
Gjatë kësaj bisede, Guterres, raporton agjencia e lajmeve serbe Tanjug, tha se për OKB-në Kosova nuk është shtet, transmeton lajmi.net.

Mirëpo ai thotë se organizata botërore do të mbështesë marrëveshjen e mundshme midis Beogradit dhe Prishtinës.

Bërnabiq i ka thënë se Serbia aktivisht merr pjesë në misionet paqeruajtëse të OKB dhe se është në interes të përgjithshëm që UNMIK-u të mbetet në Kosovë.

Guterres i ka konfirmuar kryeministres serbe se UNMIK-u do të mbetet në Kosovë.