Bersant Celina shënon kundër ish skuadrës së tij, ‘shokohet’ Man City

16.03.2019 19:58:32
Swansea City e ka befasuar skuadrën e Manchester City duke i shënuar dy gola të shpejtë.

Skuadra që pozicionohet në vendin e 15-të në ‘Championship po avancon me dy gola ndaj liderëve të Premierligës.

Golin e dytë në këtë takim e realizoi reprezentuesi i Kosovës, Bersant Celina, shkruan lajmi.net.

Goli i Celinës erdhi në minutën e 29’ pas një kundërsulmi mirë të interpretuar, që u finalizua me gol edhe më të bukur.