Besart Berisha gol dhe sukses në derbin e Melburn

04.02.2017 14:00:35
MELBOURNE, AUSTRALIA - OCTOBER 25: Besart Berisha (#8) of Melbourne Victory celebrates his goal during the round three A-League match between the Melbourne Victory and Melbourne City at Etihad Stadium on October 25, 2014 in Melbourne, Australia. (Photo by Graham Denholm/Getty Images)

Melburn Viktori vazhdon rrugën drejt fazës play-off në garën për titullin kampion në Australi, ndërsa Besart Berisha vazhdon te mbetet një garanci për kete skuader. Skuadra e sulmuesit shqiptar fitoi 2-1 në derbin e pabesueshëm të Melburnit, përballë rivalëve të mëdhenj të Sitit, ndërsa 31-vjeçari ishte protagonist në gjithçka.

Fillimisht Berisha shpërdoroi një 11-metërsh në minutën e 63-të, me topin e goditur prej tij që u përplas në shtyllë. Episod që mund të ishte një goditje e rëndë psikologjike, edhe për faktin se vetëm pak minuta më pas, Melburn Siti kaloi në avantazh.

Por, skuadra e sulmuesit shqiptar nuk u dorëzua, duke rikthyer barazpeshën pikërisht me Besart Berishën në minutën e 83-të. Tre minuta më pas, Viktori përmbysi shifrat duke kaluar në avantazh me autogolin e Muscat. Një episod që shkaktoi kaos në fushë, pasi miqtë pretendonin prekje të topit nga Berisha dhe pozicion të parregullt.

Me gjyqtarin që kërkoi ndihmën e asistentit për të vendosur, fillimisht Berisha debatoi me mbrojtësin Franjiç, ndërsa më pas gjestet e tij ndaj portierit Bouzanis rritën tension në fushë.

Situata kaotike vijoi edhe në minutat e fundit, kur sulmuesi i mirënjohur i Melburn Sitit, Tim Cahill u ndëshkua me karton të kuq, ndërsa po bëhej gati të aktivizohej në fushë si zëvendësues.

Në fund festa ishte e Melburn Viktori dhe Besart Berishës, me sulmuesin shqiptar që ngjitet në kuotën e 14 golave sezonalë dhe kryeson listën e golashënuesve më të mirë në A-League australiane.