Besart Berisha vjen kundër Islandës

20.02.2017 16:19:30
MELBOURNE, AUSTRALIA - OCTOBER 25: Besart Berisha (#8) of Melbourne Victory celebrates his goal during the round three A-League match between the Melbourne Victory and Melbourne City at Etihad Stadium on October 25, 2014 in Melbourne, Australia. (Photo by Graham Denholm/Getty Images)

Sulmuesi i Melbourne Victory në kampionatin e Australisë, Besart Berisha do ta veshë fanellën e Përfaqësueses së Kosovës në ndeshjen kualifikuese të 24 marsit kundër Islandës për Botërorin 2018.

Ish-sulmuesi i kombëtares shqiptare menjëherë pas pranimit të Kosovës në UEFA e FIFA e kishte shprehur gatishmërinë për të luajtur për Kosovën, por ishte në pritje të marrjes së lejes nga FIFA dhe të kompletimit të dokumentacionit të nevojshëm. Pa dyshim ky është një lajm i rëndësishëm për përzgjedhësin Albert Bunjaki, pasi do të ketë në dispozicion njërin prej sulmuesve më të mirë kosovarë në vitet e fundit. Megjithatë, fakti i vetëm shqetësues për këtë futbollist është distanca e madhe që ka Kosova me Australinë dhe lodhja e lojtarit nga udhëtimi.