Besart Dreshaj: Mu ndalë, as nuk na shkon ndërmend! Urime bashkëfshatarë të Vrellës!

14.02.2019 00:43:26

Komuna e Istogut vazhdon të realizojë projekte të rëndësishme për qytetarët e kësaj komune.

Drejtori për Urbanizëm në këtë komunë, Besart Dreshaj ka njoftuar nëpërmjet profilit të tij në facebook se për banorët e Vrellës do të fillojë implementimi i Projektit për rregullimin e burimit të këtij fshati, si pjesë e modernizimit të infrastrukturës së tij

Ky është postimi i plotë i z. B. Dreshajt

Rregullimi i hapsirës të burimi i Vrellës!

Komuna e Istogut ka natyren dhe ambientin të cilin ja kanë zili secila komunë në Kosovē dhe rajon, çfarë po bëjmë është implementimi i projekteve të cilat e bëjnë edhe moderne në infrastrukturë, pastaj mbetet shfrytëzimi i potencialit turistik. Tanimë është siguruar buxheti për implementimin e projektit të burimit të #Vrellës. Mu ndalë, as nuk na shkon ndërmend! Urime bashkëfshatarë të Vrellës✌️