Besart Dreshaj shprehet kundër mashtrimit për demarkacionin

22.02.2018 13:41:45

Pas zhvillimeve të fundit, përkatësisht pas përpjekjeve që pjesë e projektligjit për ratifikimin e demarkacionit me Malin e Zi, të futet edhe Raporti i Bulliqit,, e që është kundërshtuar nga LDK, ka reaguar edhe anëtari i Këshillit të Përgjithshëm i LDK-së, Besart Dreshaj, nëpërmjet një postimi në facebook.

Në postimin e tij, z. Dreshaj ka theksuar se LDK është aty kur bëhet fjalë për interesa nacionale. Më tej, shton se LDK është kundër mashtrimit të qytetarëve , por qëndron në të vërtetën, e që, sipas z. Dreshaj është një, e që është versioni i marrëveshjes që LDK ka kërkuar të ratifikohet që nga dita e parë.

Ky është postimi i plotë i z. Dreshaj:

LDK nuk përdorë politikë që si t’vetmin synim ka pushtetin, përkundrazi për interesa nacionale e qytetare është gjithmonë aty. Ajo çfarë LDK nuk pranon, është mashtrimi i qytetarëve dhe opinionit publik, me mjegullën e dokumenteve, qofshin ato raporte e anekse. Ka vetëm një të vërtetë, është verzioni i marrëveshjes që LDK ka kërkuar të ratifikohet prej dites së parë, qytetarët shohin dhe e dinë, LDK nuk do t’i mashtroj as tradhtojë asnjëherë!