Besimtar i Zotit shqiptar musliman/ vargje nga Ahmet Asani

23.10.2020 13:50:53
Mos e përzi kombin kurrë me religjion,
besimtar i Zotit shqiptar musliman!
Shqiptarin katolik e ke gjak të parit,
duaje edhe ruaje sikur sytë e ballit!
Mos e përzi kombin kurrë me religjion,
besimtar i Zotit shqiptar musliman!
Shqiptarin ortodoks e ke gjak e vëlla,
kurrë mos e përzi me grek e me shkja!
Mos e përzi njerëzimin me religjion,
besimtar i Zotit shqiptar musliman!
Duaje njerëzimin e botës Perëndimore,
që t’ka strehu e t’ka marr për dore!
Mos e përzi shtetin kurrë me religjion,
besimtar i Zotit shqiptar musliman!
Respekto ligjet e Perëndimit ku jeton,
mëso nga ato vende ndërto shtetin tand!
Regensdorf – Zvicër, 23.10.2020