Besnik Berisha: Thaçi të ketë kujdes, mund të dënohet me 15 vite burg (Dokument)

31.08.2018 17:40:15

Avokati Besnik Berisha ka “këshilluar” presidentin Hashim Thaçi që ta lexojë kushtetutën pasi mund të dënohet me burg.

Ai përmes një shënimi në Facebook ka thënë se neni 124, paragrafi 2 i Kodit Penal të Republikes së Kosovës, veprimet e Thaçit për shkëmbime territoresh i cilëson “tradhti ndaj vendit”.

Sipas Berishës dënimet për këto vepra shkojnë së paku 15 vite burg.

Shkrimi i plotë

“Hashim, thuaj dikujt le ta lexon ligjin, para se të premtosh “korrigjim” të kufirit”
Për të gjithë ata pushtetarë që me gjuhen e tyre, kinse të moderuar, po i vardisen Serbisë dhe po premtojnë rishikim të kufirit si alternative me u pajtu me Serbinë, ua rekomandoj që ta lënë këtë “muhabet” dhe ta konsultojnë Kodin Penal te Republikës së Kosovës, respektivisht nenin 124, paragrafi 2 (shih me poshtë).
Një veprim i tille cilësohet si tradhti ndaj vendit dhe sanksionohet me se paku 15 vite burgim.
Ndaj, shijoni milionat qe i keni nga pushteti, e lëreni ketë copë tokë tek mileti.
P.S. Burgu është i rendë, ju s’mund ta duroni.

Pjesë nga Kodi Penal i Republikes së Kosoves