Besnik Mustafaj kritikon studiuesin e Kadaresë

22.12.2016 16:02:14

Shkrimtari dhe ish diplomati Besnik Mustafaj përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka kritikuar kumtesën e mbajtur nga studiuesi I veprave të shkrimtarit Ismail Kadare, Bashkim Kuçuku gjatë seminarit kushtuar veprave të shkrimtarit, I cili mblodhi në Tiranë emra të njohur të letrave europiane. Sipas Mustafajt kumtesa e professor Kuccukut synonte të tërhiqte vëmendjen tek armiqësia politike e të gjitha qeverive ndaj shkrimtarit Ismail Kadare.

”Në seminarin ndërkombëtar kushtuar veprës së Ismail Kadaresë, organizuar ne Tirane javen e kaluar, kishte një kumtesë edhe Bashkim Kuçuku, ky Profesor Doktor në fushën e studimeve mbi letërsinë. Punimi i tij, në të vërtetë, me sa u botua në shtyp, nuk shqyrtonte veprën e madhe të Kadaresë, por synonte të tërhiqte vëmendjen tek armiqësia politike e të gjitha qeverive ndaj shkrimtarit Ismail Kadare. Mua personalisht nuk më duket se i bëhet ndonjë shërbim i çmuar veprës së Kadaresë me këtë fushatë të stërgjatur në vite e shpesh të banalizuar, për ta paraqitur medoemos autorin si viktimë. Por kjo është një çështje tjetër.

Në kumtesën e zellshme të Bashkim Kuçukut sillej si fakt armiqësie mungesa e Sali Berishës në ceremoninë e pranimit të Ismail Kadaresë në Akademinë Franceze të Shkencave Morale në mesin e viteve ’90. Asokohe unë kam qenë ambasador i Shqipërisë në Paris dhe e di shumë mirë të vërtetën. Sali Berisha, President i Republikës në atë periudhë, nuk ka qenë i ftuar. Për t’i thënë gjërat me emrin e tyre, Bashkim Kuçuku ne kete rast te pakten shpif në një mënyrë shumë të padenjë për titullin që mban. Pse e bën? Kjo do të donte një analizë të gjatë, të lidhur kryesisht me personalitetin e këtij professor-doktori dhe të të ngjashmeve të tij, por edhe me mënyrën si po zhvillohen sot te ne studimet mbi letërsinë”, shkruan Mustafaj.