Besnik Tahiri: Dorëheqja e presidenti e çon vendin në zgjedhje – PDK (VV) i duhet qeverisë

23.07.2020 23:11:53

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi befasishëm është thirrur nga Gjykata Speciale për intervistim. Ai u intervistua katër ditë radhazi për pjesën e luftës nga prokurorët e Speciales. Në anën tjetër, presidenti ka thënë se nëse do të ketë aktakuzë të konfirmuar nga Specialja do të dorëhiqet.

Dorëheqja e presidentit do t’i kushtoj Kosovës me zgjedhje të reja ose edhe një parter plus në qeveri, thotë zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Tahiri.

Ai përmes një interviste ka thënë se për të zgjedhur presidentin e ri duhet përfshirja e PDK-së ose Vetëvendosjes në Qeveri.

“I besoj luftës së drejtë të UCK-së dhe pafajësisë së presidentit. Zgjedhjen e presidentit ne e kemi pasur si temë në fillim të vitit të ardhshëm , pasi presidentit i përfundon mandati në fillim të vitit të ardhshëm. Dimë që pa të 2/3 nuk ka president. Pyetja shtohet, a i ka kjo qeveri fuqinë e 2/3, jo… Në momentin që do të ketë një aktakuzë të konfirmuar për Presidentin, nëse do të ketë, ka dy zgjidhje ose shkojmë në zgjedhje ose e zgjedhim një president që ka dakordim mes spektrit politik.”