Betimi i Aleksandër Vuçiqit dhe rreziku nga koalicioni rus në krye me PDK-në

31.05.2017 17:28:34

Nga Rexhep Kastrati

Aleksandër Vuçiq ësht betuar në Kuvendin e Serbisë në cilësinë e presidentit të këtij shteti sllavo-ortodoks, dhe si zakonisht, pra ashtu si çdo presodent tjetër i këtij shteti, është betuar se do ta ruajë Kosovën pjesë të shtetit të tij. Edhe pse Kosova që nga qershori i vitit 1999, fillimisht ka kaluar në administrim ndërkombëtar, kurse nga viti 2008 ka shpallë pavarësinë dhe është pranuar si shtet nga më shumë se 100 shtete, megjithatë secili president i Serbisë është betuar se do ta ruajë Kosovën pjesë të saj. Të kujtojmë se presidenti i mëparshëm, Tomislav Nikoliq kishte paraqitur një platformë sipas të cilës Kosovës i ofronte autonomi maksimale, duke kërkuar për serbët e Kosovës, po atë shkallë të autonomisë që ua ofronte shqiptarëve. Para tij, Boris Tadiq, kishte bërë sikur kishte dalë jashtë stereotipeve tradicionale serbe, duke paraqitur një platformë, me të cilën kishte vënë në përdorim synimet e ligjshme të shqiptarëve për bashkim kombëtar. Më 2011, Boris Tadiq ishte deklaruar pro bashkimit të Kosovës me Shqipërinë, me kusht që Serbia të merrte një pjesë të Kosovës. Dhe kjo ishte forma e moderuar, elegante e ndarjes së Kosovës. Krahas kësaj, ishte paraqitur edhe një platformë tjetër, e njohur si platforma për skëmbimin e territoreve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Kjo platformë nënkupton shkëmbimin e veriut të Kosovës me Preshevën, duke realizuar kështu synimin strategjik të Serbisë për aneksimin e veriut të Kosovës. Edhe platforma e Nikoliqit, për autonomi maksimale për Kosovën në kuadër të Serbisë, dhe për autonomi maksimale për serbët e Kosovës në kuadër të Kosovës, është një shpërfaqje e kamufluar e platformës së shkëmbimit të territoreve, sepse edhe këtu bëhet fjalë për një reciprocitet, dhe në fund të bëhen pazare që do të përfundonin sërishmi në ndarjen e Kosovës. Në këtë kuptim, pozicioni i sipas të cilit presidentët e Serbisë betohen se do ta mbajnë Kosovën brenda Serbisë, është një pozicion për të negociuar pikërisht platforma që nënkuptojnë ndarjen e saj.

Dhe në ndihmë të kësaj, Serbia përdor edhe faktin se Rezoluta 1244 e KS të OKB-së, e që Kosovën po e mban peng edhe në avancimin dhe forcimin e pozitës ndërkombëtare të Kosovës. Mjafton të kujtojmë se për shkak të Rezolutës 1244 pesë shtete të BE-së nuk e kanë njohur ende pavarësinë e Kosovës, dhe po pengohet që të anëtarësohet në organizata të ndryshme rajonale, evropiane dhe botërore. E Rezoluta 1244 Kosovës po i rri mbi kokë, edhe si rrezik që të rifunksionalizohet, si pasojë e problemeve të brendshme, destabilitetit dhe pafuqisë për të funksionuar si shtet. Vitin e kaluar kanë qenë dy momente që ka pas rrezik që të rifunksionalizohet Rezoluta 1244: me rastin e Gjykatës speciale dhe me probleme të tjera me drejtësinë. Nëse Kuvendi i Kosovës do të dështonte për herë të dytë të miratonte ndryshimet kushtetuese për Gjykatën speciale dhe kështu të dështonte të miratonte edhe ligjin për këtë Gjykatë, atëherë do të hapej rruga për miratimin e saj nga KS i OKB-së në bazë të Rezolutës 1244. Në anën tjetër, problemet me funksionimin e drejtësisë nga ana e EULEX-it, të cilit i dolën skandale, kishte ide që të rifunksionalizohej UNMIK-u në segmentin e drejtësisë dhe të rimerrte edhe funksione nga EULEX, por edhe të zbatonte urdhëresat e Gjykatës speciale nëse ajo do të miratohej nëpërmjet KS të OKB-së. Edhe rasti kur më 1 shtator të vitit të kaluar, kur duhej të mbahej seanca për demarkacionin, dhe kur parashihej një tensionim dhe destabilizim i situatës dhe kur si alternativë konsiderohej edhe KFOR-i, nga Shtabi i Përgjithshëm i tij doli informacioni se nëse do të duhej të ndërhynte KFOR-i, atëherë gjendja kthehej në vitin 1999, pra rikthimi i Kosovës nën UNMIK-un dhe rifuqizimin e plotë të kompetencave të tij. Dhe angazhimet e Serbisë, të Rusisë dhe të aleatëve të tyre për të rifunksionalizuar Rezolutën 1244 kanë qenë të vazhdueshme, duke bërë gjithçka për ta bërë Kosovën një shtet të dështuar, të pafuqishëm dhe jofunksional. Të gjitha angazhimet për destabilizimin e Kosovës, për bllokimin e institucioneve, në fakt, kanë pasur për qëllim rrënimin e institucioneve dhe për destabilizimin e vendit. Shtete të ndryshme që e kishin njohur pavarësinë e Kosovës, kur u bë fjalë për anëtarësimin e Kosovës në UNESCO, votuan kundër Kosovës, ose abstenuan, pikërisht edhe për shkak të angazhimeve të dhunshme, anarkiste dhe tribale gjatë viteve 2015-2016. Në disa shtete, si në Austri, Francë etj., shumë kandidatë për presidentë, në platformën e tyre zgjedhore kishin parashikuar se nëse do të zgjedheshin në krye të shteteve, do të anulonin njohjen e Kosovës.

Koalicioni rus PDK-VV-AAK-Nisma dhe korpusi medietik i kontrolluar nga ato dhe nga agjentura kundërshqiptare, bashkëvepruan fuqishëm kundër Kosovës, kundër stabilitetit të saj, kundër imazhit dhe pozitës ndërkombëtare të saj. Koalicioni rus, PDK-VV-AAK-Nisma dhe korpusi medietik i kontrolluar nga këto dhe nga agjentura kundërshqiptare, nuk ka dëmtuar Kosovën vetëm në funksionimin e saj, në stabilitetin dhe imazhin e saj, por edhe në përvetësimin e platformave të ndryshme serbe, e që të gjitha kanë për qëllim ta ndajnë Kosovën: PDK, qysh pas luftës, nëpërmjet Hashim Thaçit ka bërë publike platformën për shkëmbim territoresh; VV ka përvetësuar platformën e Boris Tadiqit për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë, me kusht që Serbia të marrë një pjesë të Kosovës, AAK, nëpërmjet Ramush Haradinajt ka riktheksuar platformën për shkëmbimin e territoreve. Së këndejmi, duhet kuptuar interesimin  emadh që ka Serbia që në Kosovë të fitojë koalicioni rus, dhe që Qeverinë e ardhshme ta formojë po ky koalicion. Në këtë kontekst duhet kuptuar edhe arsyen e vërtetë për qëndrimin e përkohshëm të Ramush Haradinajt në Francë, debatet në distancë ndërmjet Daut Haradinajt dhe Vuçiqit, kur Vuçiq tallej me Dautin si me një palaço cirku, kurse Dauti nxirrte gjoksin dhe thuajse i shpallte luftë Serbisë. Po në këtë kontekst, duhet kuptuar edhe fushatën tepër dinamike dhe të fuqishme qe Serbia është duke e bërë për koalicionin rus, e në mënyrë të veçantë për Ramush Haradinajn. Kjo fushatë e Serbisë për koalicionin rus, PDK, VV, AAK, Nisma bëhet nga frika se zgjedhjet mund t’i fitojë LDK dhe koalicioni i saj, e që do të thotë edhe vazhdim i qeverisjes së LDK-së, e që do të thoshte se do të shkonte dëm edhe uniteti i fortë e koalicionit rus dhe Serbisë për rrëzimin e Qeverisë së drejtuar pikërisht nga LDK-ja.

E një nga arsyet se përse u bë gjithë ai angazhim i përbashkët i klanit rus, PDK, VV, AAK, Nisma dhe korpusit medietik të kontrolluara nga këto dhe drejtpëdrejt nga agjenturat kundërshqiptare, dhe Serbisë e aleatëve të saj, ka qenë se kryeministri Mustafa kishte kundërshtuar krijimin e një të ashtuquajture Jugosllavi të re, me Kosovën si të pabarabartë për shkak të mosnjohjes nga ana e Serbisë dhe Bosnjes. Tregu unik dhe unioni doganor ishin forma të kamufluara të futjes së Kosovës në kontrollin e Serbisë. E tërë kjo të paraqitej në Serbi si mbajtje e Kosovës. E ky është projekt strategjik i Serbisë, të cilin ajo po pret ta realizojë me koalicionin rus, PDK, VV, AAK-Nisma.