Bexheti: Shqiptarët dëshmuan vigjilencë (Foto)

17.01.2017 21:17:27

Akademiku Abdilmenaf Bexheti ka komentuar situatën aktuale poltike në Maqedoni. Sipas tij OBRM-PDUKM-ja ka filluar me lojrat politike së bashku me siç i quan ai “partnerët e kapur dhe lidhur mes vete”. Ai në profilin e tij në Facebook shkruan se së pari OBRM-PDUKM-ja do të refuzojë përcaktimet shqiptare dhe më pas BDI-ja do të mundohet ta “shesë” gjoja refuzimin e saj duke ngritur pazarin edhe më lartë për mandatarin e rradhës, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Së pari VMRO do refuzojë përcaktimet shqiptare dhe më pas BDI do “shesë” gjoja refuzimin e saj duke ngritur pazarin edhe më lart për mandatarin e rradhës (nëse ndodhë). Në këto rethana gjasat janë minimale që LSDM të pranojë këtë çmim-nëse po, vështirë e kan ta “paguajnë” atë! Gjithë kjo, para se gjithash për shkak të lojës së të “parëve”. Por me siguri një ditë, jo shumë larg, kjo do të ndodhë”, shkruan mes tjerash Bexheti.

Ai për platformën e përbashkët të partive shqiptare thotë se do të ketë efektin pozitiv, për shkak se si asnjëherë më parë faktorizoi fuqinë politike shqiptare./Telegrafi/