Biden i kërkon falje Erdoganit që nuk erdhi më herët pas puçit të dështuar

24.08.2016 22:41:17

Zëvendëspresidenti amerikan, Joe Biden, i kërkoi sot falje presidentit Recep Tayyip Erdogan që nuk erdhi më herët pas puçit të dështuar në Turqi muajin e kaluar.

“Kërkoj falje. Do të kisha dëshiruar të vija më herët”, i deklaroi Biden Erdoganit, i cili kishte kritikuar aleatët e tij perëndimorë, me në krye SHBA-në, që nuk ishin solidarë pas grushtit të shtetit të 15 korrikut dhe që nuk erdhën në Ankara.