Bie fasada e ndërtesës në Suharekë, rrezikoi jetën e qytetarëve

21.12.2019 18:12:46

Ka rënë fasada e një ndërtese në Suharekë dhe për shkak të lartësisë që kishte, ka rrezikuar jetën banorëve.

Kjo ndërtesë është ndërtuar në vitin 2017, dhe besohet se shkak i rënies së fasadës, po shihet të jetë cilësia e dobët e ndërtimit.

Në vendin e ngjarjes ka dalë kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj si dhe njësitet policore, të cilët raportuan se nuk ka viktima, apo të lënduar.

“Fatmirësisht askush nuk u lëndua, megjithëse kjo rënie i ka rrezikuar banorët. Në vendngjarje i kam ftuar të gjitha institucionet relevante, të cilat do të mirren me rastin më tutje”, ka shkruar Muharremaj në Facebook.