Bie nga 150 metra lartësi, 17-vjeçarja shqiptare rrezikon jetën në Itali

07.01.2017 20:04:44
Një 17-vjeçare shqiptare është në spital, në gjendje të rëndë shëndetësore, pasi ka rënë nga një mal në zonën e Plesio në Itali.
Pasditen e djeshme, shqiptarja me banim në Rovellasca, së bashku me një miken e saj, kishin dalë shëtitje në mal, kur të dyja, për arsye që nuk dihen ende, kanë rënë nga një lartësi prej rreth 150 metra.
Pas incidentit të ndodhur rreth orës 15:30, për ti ardhur në ndihmë dy vajzave kanë shkuar në vendngjarje edhe dy helikopterë.
Vajzat janë transportuar me urgjencë në spitalin e “Sant’Anna”. Teksa shqiptarja është në gjendje të rëndë, gjendje shëndetësore e shoqes së saj është më e mirë.