Bie popullariteti i kancelares gjermane

05.08.2016 16:56:59

Sipas një sondazhi të zhvilluar nga kanali televiziv gjerman ARD, pas sulmeve të fundit terroriste në Gjermani, ka rënë përkrahja e popullit për kancelaren gjermane Angela Merkel.

Sipas agjencisë së lajmeve Irina, në bazë të një sondazhi të zhvilluar nga kanali televiziv gjerman ARD, përkrahja e popullit gjerman për kancelaren gjermane Angela Merkel, gjatë muajit të kaluar ka arritur në 47 %. Rezultati i këtij sondazhi tregon se ky është niveli më i ulët i popullaritetit të kanecalers gjermane Angela Merkel pas vitit 2013.

Sipas kanalit televiziv gjerman ARD, një nga arsyet e rënies së këtij popullariteti është politika e kancelares gjermane përballë emigracionit. Vlen të theksohet se rezultati i këtij sondazhi është publikuar edhe në të përditshmen gjermane Spiegel.

Sipas disa analistëve, një arsye tjetër e rënies së popullaritetit të kancelares gjermane Angela Merkel është mungesa e aftësive për ruajtjen e sigurisë gjatë sulmeve të fundit terroriste në Gjermani.