Bilall Sherifi i reagon Gjuriqit për deklaratën rreth procesit gjyqësorë të Limajt

09.03.2018 19:49:38

Deputeti i Nisma Socialdemokrate, Bilall Sherifi ka reaguar ndaj qëndrimit të Drejtorit të së ashtuquajturës “Zyrës për Kosovën”, Marko Gjuriqit lidhur me deklarimin e tij për procesin e fundit gjyqësorë të liderit të partisë së tyre, Fatmir Limajt.

Sherifi përmes një shkrimi në Facebook ka thënë se deklarata e Gjuruqit është shprehje e sintetizuar publike e tmerrit që sipas tij, e njëjta i ka kapluar bartësit e institucioneve të Serbisë, për shkak se strategjia e tyre për t’ua veshur bartësve të UÇK-së akuzat për krime lufte është duke dështuar çdo herë kur vepron drejtësia e pandikuar politikisht.

Me këtë rast ai ka theksuar se “nga deklarata e Marko Gjuriqit shihet qartë se ai synon që përmes tmerrimit të vet t’i sensibilizojë institucionet ndërkombëtare para se të zhveshët në tërësi që prapa dosjeve kundër UÇK-së qëndron shteti serb”, ka thënë ndër të tjerash Sherifi.

Reagimi i plotë i Billall Sherifit

Mos e vet se të kallëzon vet!

Mediat në Serbi dhe në Kosovë njoftuan se lirimi i Fatmir Limajt nga të gjitha akuzat në procesin e fundit gjyqësor të montuar kundër tij ka tmerruar Marko Gjuriqin, drejtorin e të së ashtuquajturës “Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë”.

Deklarata e Marko Gjuriqit është shprehje më e sintetizuar publike e tmerrit që i ka kapluar bartësit e institucioneve të Serbisë për shkak se strategjia e tyre për t’ua veshur bartësve të UÇK-së akuzat për krime lufte është duke dështuar çdo herë kur vepron drejtësia e pandikuar politikisht.

Nga deklarata e Marko Gjuriqit shihet qartë se ai synon që përmes tmerrimit të vet t’i sensibilizojë institucionet ndërkombëtare para se të zhveshët në tërësi që prapa dosjeve kundër UÇK-së qëndron shteti serb. Populli shqiptar i Kosovës ka një shprehje për situatat e tilla: « Mos e vet se të kallëzon vet».