Bilanc dramatik në Itali/ 427 të vdekur e mijëra të infektuar në 24 orët e fundit

20.03.2020 01:00:40

Italia vazhdon të jetë e gjunjëzuar nga pandemia COVID-19 që prej disa javësh ka përfshirë vendin. Deri më tani raportohet për 41 035 persona të infektuar dhe 3405 viktima, një bilanc dramatik. 

Brenda 24 orëve të fundit janë konfirmuar 427 viktima. Po ashtu, janë regjistruar 5322 pacientë më shumë të infektuar me Covid-19.

Numri i personave në terapi intensive sot ka arritur në 2498, po kurohen në struktura spitalore 15757 e në kushte shtëpie 14 935.

Numri i personave të shëruar është 4440, 415 pacientë më shumë të shëruar në krahasim me një ditë më parë.

Rajoni i Lombardisë shënon sot 19 884 persona të infektuar e 2168 viktima.

Rajoni i Bazilikatës vazhdon të mbetet me numrin më të ulët të personave të infektuar vetëm me 37 pacientë e asnjë viktimë.

Deri më sot në Itali janë kryer 182 777 tamponë. Ndërkohë, në gjithë botën numërohen 9390 viktima dhe 231 200 të infektuar.