Bilanci i viktimave në sulmin në Mali arrin në 77 persona

19.01.2017 15:17:10

Shtatëdhjetë e shtatë persona humbën jetën në sulmin e djeshëm me bombë ndaj një kampi në Malin Verior, deklaroi sot zëdhënësi i armatës franceze.

Franca ndërmori një operacion ushtarak në Mali në vitin 2013 që t’i dëbojë grupacionet islamike, që e kanë marrë kontrollin ndaj territoreve më të mëdha, një vit më parë.

Grupi xhihadist Al Murabitun, i lidhur me degën afrikanoveriore në Al Kaeda, e mori përgjegjësinë për sulmin në Mali, në të cilin u lënduan 115 persona.

Sulmi ndodhi në bazën ushtarake në qytetin Gao, ku janë sistemuar ushtarët e Malit dhe qindra ish-luftëtarë që kanë nënshkruar marrëveshjen paqësore me Qeverinë.