“Bilbili i Hasit” mahnit përsëri publikun e festivalit “Hasi Jehon”

06.05.2018 20:33:48

Mbrëmjen e së shtunës në Gjonaj të Hasit u mbajt nata e tretë, njëherit mbyllja e edicionit të 29 të festivalit muzikorë “Hasi Jehon”, festival i cili me kalimin e kohës po paraqet gjithnjë e më shumë vlera kulturore e artistike.

Edhe pse ky festival i filluar nga shoqëritë kulturore-artistike të Rajonit të Hasit tani është bërë festival gjithëshqiptar, me prezencën e shoqërive kulturore artistike nga të gjitha rajonet shqiptare, duket se përsëri vëmendjen dhe pëlqimin e shikuesve e tërheqë rajoni i Hasit, me këngëtaren e mirënjohur si në Has ashtu edhe në rajonet tjera shqipëfolse në Kosovë dhe jashtë saj Shyrete Osmanollaj.

Shyrete Osmanollaj e emëruar nga publiku si bilbili i Hasit, ka rreth 50 këngë dhe prej tyre 20 me videoklipe. Më të pëlqyerat nga publiku janë “Malli i Hasjanit”, dhe bashkëpunimi me rapsodët Hamit Kastrati dhe Perparim Brati ” Hajt t’i lam llafet me nje ane”, transmeton fokusi.org.

Këtë herë ajo për publikun e “Hasi Jehon” ka kënduar këngët “Dridhe Shkup e Shkodër” “Hyn në valle ti moj kosovare” dhe “Vallja e Rugoves”, me zë dhe performancë të mahnitshme./fokusi.org/