Bill Clinton mahnitet nga vajza e Trump, reagimi i Hillary është i paçmua

21.01.2017 17:14:00

Në fund të fundit, nuk ishte dita me fat kur bashkëshortja e tij do të bëhej presidente, por duket se Bill Clinton e ka shijuar në maksimum inaugurimin e presidentit të ri të SHBA-ve Donald Trump.

Ish-presidenti është kapur nga kamerat teksa përpinte me sy Ivankën, vajzën bukuroshe të presidentit të ri teksa mbërrinte në ceremoninë  zhvilluar të premten në Capitol Hill.

Clinton duket tërësisht i përhumbur teksa admiron pamjen që ka në krah të tij, por kjo gjë i ka rënë në sy bashkëshortes së tij, rivales së betuar të Donald Trump, Hillary, reagimi i të cilës është vërtetë i paçmuar.