Binak Kurti – shembëlltyra e një plaku që nuk harrohet

Nga Tahir Bezhani

Binak Kurti i lindur me 17.korrik 1924,ne fshatin Smolicë te Gjakoves,eshte nje figure emblematike ne menyren e vet,eshte krenaria i nje fshati, me mbi 110 shtepi,i cili me bemat e veta gjate gjithe jetes,ia krijoi historine vetes,la shembullin e nje personaliteti, qe gjeneratat nuk duhet harruar kurre. Ndonese, me trashegimi të tilla te burrerise, miresise, fisnikerise,trimerise e mençurisë,si pasardhës i Idriz Jahës së njohur historikisht te Smolicës,me veprat e veta,neper fortuna motesh te regjimeve te ndryshme,si Plak fshati e udheheqes mbi 50 vite,kurdohere diti te ruaj bashkevendasit,t’i mbroje ne çdo situate kur ererat rendonin me hovet e tyre….. Ai ishte nje ze i te gjitheve ne fshatin e tij te lindjes,ne Smolicë te Gjakoves. Binaku eshte njeri nga kontribuesit e kohes per hapjen e shkoles se pare shqipe ne fshat,duke bashkpunuar e vepruar ngushte me strukturat e kohes, me idete e muesuesit historik,Sadri Nuza i po ketij fshati.
Nuk i kane harruar banoret e Smolices meritat e tij,bujarine e fisnikerine e tij. Mbajne mend fshartaret,kur ne fshat,ndonjeri nuk kishte mundesi te punonte aren( t’a prashiste),ndersa Binak Kurti,organizonte rinine e fshatit dhe ua mbaronte punet e fushes. Njerzëve te skamnuar, vjeshtave ua siguronte drute per ndezje, e shume te mira tjera te ngjajshme. Gjate stines se uijtjes se fushave,(verave), kontrollonte radhen e uitjes se tokave me nje rrespekt te papare. Ai njihte frymnemarrjen e bashkevendasve te tij. Nuk lejonte ngatrresa,edhe kur lindnin ato,ishte aty,per t’i shuar dhe pajtuar njerezit e acaruar.
Binak Kurti,ne moshen tij te re,ishte nje personalitet i cilesive njerezore te rralla,i cili dinte t’u sherbente bashkevendaseve te tij ne te gjitha format,si ne deka,darsma,e ceremoni te tjera. Atebote,gjersa musafiret pshtjellnin duhanin nga kutite e tyre,Binaku me luge gacash ne dore, u rrinte prane per t’ua ndezur duhanin,pa perdorur eshke e unure te asaj kohe. Ishte njeri gjentil per çdo sherbim dhe smolicasit e donin dhe i besonin skajshmerisht.
Binak Kurti,edhe ne kete moshe,kur ne kurrizin e tij i trokasin 95 vitet e jetes,nuk ndalet,por duke u ndier vital,merr pejse ne te pame ne fshat dhe u prine fshatareve per te pare fshatrave tjera. Me nje pamje simpakie,me ulejen e tradites kembekryq ne ode burrash,ne balle oxhaku,eshte nje hieshi dhe krenari edhe e kohes se shkuar, por edhe e tashmes,nga se bisedat e tij, jane te kendshme dhe shume bashkohore. Binaku dine te vlersoi dhe harmonizoi kohet….

Pra,ky eshte Binak Kurti,nje figure e dalluar,nje person qe perjetoi e kaloi shume kohe te renda te regjimeve te ndryshme per 95 vite jete, dhe kurre, as nuk u gjunjezua e as nuk i hodhi vetes as fshatit hije te zeze,por,kurdohere,solli e mbjelli te miren,miresine dhe krekanire vetes dhe bashkevendaseve te tij,Smolices. I urojme te na rroje edhe shume vite,me shendet te mire, kjo figure shembulltyre e e krenarise se Smolices.