Bisedimet e rifilluara Kosovë –Serbi po hynë në fazën finale

15.08.2020 17:28:32

Nga Skënder MULLIQI

Nuk ekzisiton ndonjë shkop magjik, që këto bisedime pas një kohe të gjatë ti rregullojnë problemet fqinjësore .Që të arrihet deri në një cak fatlum nevoitet vullnet i madh dhe lojtarë të mirë politikë.Kosovës i duhen politikanë që kan dije, vizion , dhe që nuk ulën në dy karrige. Nuk patem lider të fortë politikë , që tu kundervihen palës serbe .Edhe në këto bisedime që konsiderohen finale , pala jonë nuk wshtw në përbërjen e dëshiruar, për bisedimet e tilla të zorshme , që kërkojnë vigjilencë , menquri dhe gjeturi .Pse? Sepse gjatë zhvillimit të këtyre bisedimeve , serbet do të dalin më teza shovinsite që nuk kan të bëjnë më normalizimin e mardhënjëve , sa kan të bëjnë më statutin politike të Kosovës. Një sfidë e tillë do të jetë e pakapërcyeshme , edhe pse e palogjikshme ,kur dihet së Kosova që nga viti 2008, është shtet sovran dhe i pavarur. Pas dështimit të Samitit të Washingtonit të 27 qershorit , Angela Merkel dhe Emanuel Makron arritën që ti rifillojnë bisedimet dy palëshe në Bruksel. Federika Mogerini ishte pajtuar më idenë për shkëmbime territoriale, një ide e tillë e lansuar nga Vuqiq , Thaqi e Rama, siq ishte shprehur amerikani Bolton. Këtë ide e kundërshtojnë fuqishem kancelarja Angela Merkel.Me këtë ide sikur është pajtuar edhe Gjyzepe Borel, por jo edhe Lajqek i cili eshte duke i preferuar sygjerimet e Merkelit dhe te BE-së si emisar special për Kosovën.Ndarja apo shkëmbimet teritoriale , janë ide të shovinizmit serbomadh, që e dhezin fitilin në Ballkan.Ky projekt i ndarjës ende ekziston në kokat e nxehta të udheheqësve më të lartë të Serbisë. Eshtë larguar nga axhenda , por që natyrysht , ende ekziston mundësia , që pala serbe të servon mbi tavolinën e bisedimeve në Washington më 2 shtator.Bruseli ka deklaruar së bisedimet po kthehen në rrugën e duhur, që nënkupton së bisedimet ishin në rrugën e gabuar .Paralajmërimet për ndryshim të kursit të bisedimeve shumë kush e lidhë më aktakuzën kunder Thaqit nga Gjykata Speciale, më paramendimin së në takimin e dështuar të Washingtonit protagonistet e bisedimeve do të kishin ardhur para aktit të kryer, në dëm të madh të Kosovës. Pse nuk kemi ardhur para një akti shumë të dëmshem politike , që e konfirmojë edhe Bolton së ka ekzistuar një plan për shkëmbime territorale ,por të cilën gjë e kishte mohuar Grenel, e ka edhe ish kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, duke thënë së ka ekzistuar thika mbi hartën e Kosovës. Kësaj i paten para prirë edhe dy marrveshjet më Serbinë nga Riqard Grenel, ajo e rrjetit hekurodhor dhe autostrada Nish –Prishtinë . Emisarët e këtyre bisedimeve Grenel e Palmer nga Amerika dhe Lajqek nga BE-ja, sigurisht së do të kënë një koordinim më të mirë që procesin e bisedimve ta shtyejnë pandalshem përpara. Kosova shumë beson në angazhimin korekt të tyre , që të mbrohet sovraniteti dhe integriteti i vendit të dala nga dokumentet valide siq janë: Plani i Ahtisarit, Kushetetua e vendit dhe GJND-ja për Kosovën.Serbët sigurisht së i kan shpresat të Rusia dhe do të bejnë presion që këto bisedime të zbresin në Rezolutën famoze 1244 të OKB, ku Rusia dhe Kina e kan të drejtën e vetos.Politikat agresive ruso-serbe kan plane afatgjete për dëpërtimin në Ballkanin Perëndimor , për ti krijuar vetit hapësirë për dalje në bregdetin shqiptarë. Evropa dhe Amerika sigurisht së nuk e dëshirojnë dhe as që do të lejojnë një ekspanzion të tillë, të politikës ruso-serbe , kur dihet së qfarë investimesh kan bërë në këtë pjesë të botës.Kur dihet së pavarësia e Kosovës, është projekt edhe i bashkësisë ndërkombëtare .Së a do të kemi një marrveshje të shpejt, kjo nuk është premtuese kur dihen qëndrimet e politikës radikale serbe .Mbajtja e një gjendje të status- kuo , më së shumti do tu hynte në përdorim Rusisë dhe Serbisë , të cilat shtete kërkojnë të përfitojnë politikisht në kohë dhe hapësirë .Serbia në njerën anë e dëshiron BE-në, për përfitime ekonomike , e në anën tjetër e dëshiron Rusinë si mike të përhershme që e ka. Koha është që Ballkanit Perëndimor, edhe Kosovës ti kthehët normaliteti i proceseve demokratike dhe zhvillimit të rrjedhave ekonomike, siq e tha edhe Grenel, duke pasur parasysh së mund të bëhët fushë e minueme…