Biserko: Ideja e shkëmbimit të territoreve është e Serbisë

20.06.2020 12:32:17

Pas  deklaratave të dërguarit special të Shtëpisë së Bardhë për dialogun Kosovë – Serbi, Richard Grenell, se ideja e shkëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë, ka qenë pikërisht politikë e ish-këshilltarit për Siguri i presidentit amerikan Donald Trump, John Bolton, e assesi ide e presidentit Trump, ka reaguar edhe ambasadorja e Kosovës në Itali, Alma Lama.

Në një postim në rrjetin social Facebook, Lama ka thënë se “ideja e shkëmbimit të territoreve është e Serbisë, jo e Boltonit”.

Deklaratën e ambasadores Lama e ka mbështetur edhe aktivistja serbe për të drejtat e njeriut, Sonja Biseko, e cila ka komentuar te postimi i ish-ambasadores Lama, se kjo ka qenë gjithmonë ide e Serbisë.

“Ka qenë gjithmonë i vetmi opsion që Beogradi ka shtyrë përpara. Dobrica Qosiq ka qenë i pari që ka promovuar këtë ide. Është një strategji shtetërore prej se mbahet mend”, ka pohuar Biserko, e cila është themeluese dhe presidente e Komitetit të Helsinkit në Serbi