“Bisha” Mbappe shënon tregolësh, kërcënim serioz për Messin

22.04.2019 17:34:24

Paris Saint Germain e ktheu në një festë të madhe përballjen me Monacon në “Parc de Princes”, duke triumfuar me rezultatin e thellë 3-0, edhe pse matematikisht e kishte fituar titullin disa orë para se të niste ndeshe (Lille barazoi 0-0 me Toulouse).

“Ylli” ishte pa dyshim Kylian Mbappe që shënoi të tre golat e parizienëve, pa patur mëshirë për ish-skuadrën e tij, që e bëri të njohur pa i mbushur 17-vjeç.

Talenti francez realizoi dy herë në pjesën e parë në minutat 15’ dhe 38’, ndërsa në të 56-ën vulosi shifrat në 3-1. 10 minuta para fundit të kohës së rregullt Monaco realizoi golin e nderit me Golovin.

Me këtë tregolësh Mbappe ngjitet në kuotën e 30 finalizimeve në Ligue 1 dhe bëhet kërcënim serioz për Lionel Messin në garën për çmimin e golashënuesit më të mirë në Europë (“ylli” i Barcelonës ka shënuar 33 gola).

Të dy rivalët për këtë trofe individual kanë nga 5 ndeshje në dispozicion në kampionatet respektive deri në përfundim të sezonit.

Duhet theksuar fakti që në pjesën e dytë u aktivizua sulmuesi brazilian, Neymar, që rikthehet në fushë pas një mungese të gjatë për shkak të dëmtimit që pësoi në kavilje në muajin shkurt.