Bixhoz dhe fajde: Aksion i madh i Policisë së Kosovës, arrestohen 16 persona

02.12.2016 12:53:07

Policia e Kosovës, konkretisht Departamenti i Hetimeve më 1 dhjetor 2016 ka ndërmarrë dy operacione policore të shtrira në tërë vendin.

Në operacion e parë pos Drejtorisë për Hetimin e Krimit të Organizuar (DHKO) kanë qenë të përfshirë dhe njësi tjera të specializuara policore, zyrtarë nga Doganat e Kosovës dhe ATK-ja.

Sektori i Hetimeve të Krimit të Organizuar ka ushtruar kontroll në rajonet: Prishtinë, Pejë, Gjakovë, Gjilan, Ferizaj, Prizren dhe Mitrovicë dhe ka arrestuar 6 persona.

Personat e dyshuar tanimë të ndaluar janë:

R. L. lindur me 1962                                   mashkull /kombësi shqiptare /shtetas kosovar
D. H. lindur me 1986                                   m/sh/k
B. I. lindur me 1985                                   m/sh/k
R. I. lindur me 1960                                   m/sh/k
S. H. lindur me 1959                                   m/sh/k
F. I. lindur me 1992                                   m/sh/k

Gjatë këtij operacioni janë sekuestruar si prova materiale:
69 aparate të lojërave të fatit,
2 lojëra Keno,
2 armë,
546 fishekë,
17 PC,
3 DVR,
9 telefona celularë,
41 260 euro, si dhe dokumentacion relevant për rastin.

Kurse në operacionin tjetër të udhëhequr nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, për kontrollin e një lokali të lojërave të fatit në rrugën Gjilan-Kamenicë afër fshatit Shillovë me dyshimin për organizim të skemave piramidale dhe bixhozit të jashtëligjshëm”, pronarët nuk dhanë dëshmi se pika në fjalë ishte e licencuar.

Në lokal është hasur një pjese e ndarë ku zhvillohej veprimtaria e jashtëligjshme ndaj aty janë thirrur edhe zyrtarë të Doganës së Kosovës dhe ATK-se për verifikim të gjendjes. Personat e dyshuar tanimë të ndaluar janë:

B.B lindur me 1983                                   m/sh/k
A.SH lindur me 1986                                   m/sh/k
R.S lindur me 1986                                   m/sh/k
A.G lindur me 1983                                   m/sh/k
G.M lindur me 1991                                   m/sh/k
Xh. M lindur me 1980                                   m/sh/k
I.G lindur me 1969                                   m/sh/k
V.I lindur me 1984                                   m/sh/k
A.A lindur me 1986                                   m/sh/k
L.H lindur me 1978                                   m/sh/k

Gjatë këtij operacioni janë sekuestruar si prova materiale:

Fletore me shënime për hyrje – daljet reale të parasë në këtë pike.

10 030 euro, 200 franga të Zvicrës, 100 dollarë amerikanë dhe të ashtuquajturat Chips dhe Zare.

Të gjithë personat e dyshuar, gjithsej 16 persona, me vendim të prokuroreve janë dërguar në paraburgim për vazhdim të procedurës të mëtejme.