Biznesmenja që rrahu gazetarin thotë se edhe ajo e para u godit me mikrofon

11.07.2017 23:15:09

Gazetari i emisionit “Stop” në TV Klan, Genci Angjellari, dëshmoi edhe me pamje filmike se u sulmua nga Mirela Topulli, administratore e firmës “Euroteam”.

Sipas investigimit të tij, kompania “Euroteam” kryen rregullisht krim mjedisor.

Por, si qëndron e vërteta sipas Topullit?

Në një intervistë për “foldrejt.info” Topulli ka deklaruar se gjithçka e thënë deri më tani është “puç”. Ajo madje shprehet se është provokuar nga gazetari i cili, sipas saj, e ka goditur në mjekër me mikrofon.

“Në emisioni nuk është transmetuar e gjitha, pasi është shkëputur pjesa ku gazetari më ka goditur”, tha ajo.