Blerim Kuçi përmes poezive e thumbon opozitën

12.03.2019 12:16:04
Blerim Kuçi i AAK-së është shprehur i irrituar nga seancat e jashtëzakonshme që po thirren nga partitë opozitare.

Ai madje iu është kundërpërgjigjur deputetit të LDK-së, Driton Selmanaj në një mënyrë jo të zakonshme.

“Po e shoh që në aspektin ligjor, drejtorit nuk po i pëlqen me debatu. Por unë atëherë du me e thanë një mesele. Në kohën e fashizmit Mark Azefi dhe Tahir Berisha, komunikojnë përmes një lloj vjershe dhe Mark Azefi gëzohet që fashizmi në Kosovë dhe i thotë: Moj e mira që shkon me therra, lumët na na erdh pranvera”, ndërsa Tahir Berisha ia kthen po ashtu me një vjershë: Moj e mira që shkon me dhenë, trrta-vrrta, kurrë një send”.

“Edhe ju me këtë çështje e keni bërë bash trrta-vrrta kurrë një send, na e keni prishë konceptin e seancave të jashtëzakonshme”, është shprehur Kuçi i AAK-së.