Blerim Smajl Hajdaraj: Çohu Komandant Salih Çekaj dhe shihi se në çfarë gjendje kanë rënë ata që flasin për ty!

16.05.2019 19:46:09

Fjala e Blerim Smajl Hajdaraj nënkryetar i Degës së LDK-së në Gjermani, dhe djali i ish-deputetit Smajl Hajdaraj, mbajtur në Akademinë Përkujtimore në 20 vjetorin e vdekjes të heroit SALI ÇEKAJ.

Zonja e zotërinj, të nderuar pjesëmarrës

Të flasësh për figurën e Heroit SALIH ÇEKAJ është një nder, por edhe një përgjëgjesi edhe më e madhe, sepse bëhet fjalë për një nga figurat më të mëdha të kombit në historinë më te re të Kosovës. Salih Çekaj ishte një figurë poliedrike, shumë diminsionale që i ngerthen në vete të gjitha ato veti që rrallëherë në histori mund ti kishte një përsonalitet, siç ishte Salihu.

Salihun e karakterizonin këto tipare:
– Burrëria tipike shqipëtare;
– Atdhedashuria, dashuri për atëdheun, dashuri për njeriun, dashuri për Familjën;
– Fisnikëria më modestinë dhë thjeshtësinë njerzore;
– Besënikëria, besnik për shokët, besnik më njerzit besnik për Atëdheun;
– Trimeria gershetuar më menqurinë dhë zgjuaresinë.

Salih Çekajn e njohim si jurist, politikan, komandant guerile,komandant instituconal, i cili diti që në menyrë unikale t’i fusë  të gjithë në sherbim të kombit dhe çështjes Shqiptare. Figura e Salih Çekaj ka nevojë për një studim të mirëfilltë shkencor adekuat, e cila do e zberthejë nga kompleksiteti i saj që të dalë e gjithë e verteta e personalitetit te tij, që injoranca e elitës totalitare bolshevike tenton ta nënvlerësojë dhe ta lë në pluhurin e harresës. E tëra kjo bëhet me të vetmin qëllim që t’i vazhdohet jeta gënjeshtrës së madhe historike, e cila po mundohet të nderohet nga hajnat e historisë, mbi të cilën ndërtuan karrierën e tyre politike dhe sot qënderojnë në majat e pushtetit kriminal në Kosovë, për çka edhe shumica prej neve e mbajmë barrën e fajit për mundësinë që po ua japim. Pra të gjithë ata që bëjnë miqësi më kriminelë mund të cilësohën si të tillë!…
Dua ta përseris edhe një herë tjetër, së për të folur për Heroin SALIH Çekaj, do duhej ta kishe njohur mirë, të kishe luftuar bashkë, dhe s’paku të ishe i nivelit të tij. Për Heroin SALI Çekaj tani po flasin të gjithë, po flasin edhe ata që pas vrasjes së tij trathtuan veprën që la pas Salihu. Kur u ngritë ai sllogani i madh ” Bacë u krye” farsë stalinisto-enveriste, e në fakt ishte një mashtrim i madh, për kamuflim te së vertëtës, tani unë nuk po ngris ndonjë sllogan, por unë më plotë arsye heroit tim të pa vdekshëm do i thosha: ” Çohu Komandant Salih Çekaj dhe shihi së në çfarë gjendje kanë rënë ata që flasin për Ty!”
Unë do mundohem ta përmbledhi shkurtimisht personalitetin e Heroit SALIH ÇEKAJ:

a) Salihu Jurist

Hartues i Statutit komunal në Deçan bazuar në Kushtetuten e Kaçanikut, duke dalur haptas në përkrahje të të gjitha strukturave udhëheqese të Komunës së Deçanit. Ishte në ballë të luftës politike kundër ndryshimeve kushtetuese, dorëzimit masiv të librezave të Lidhjës komuniste të Jugosllavisë, e cila filloi pikerisht në Gjykaten Komunale ku Salihu e kishte bazën. Jo rastësisht kjo Gjykatë nga UDB, u quajt “Çerdhe e nacionalizmit Shqiptar”!

b) Salihu ushtarak

Gjatë qendrimit në Kosovë ishte themeluesi i grupeve guerile. Sulmet që bëheshin kundër punkteve policore në komunën e Deçanit dhe gjithë andej në Kosovë, i kryente SALIH ÇEKAJ më grupet e tij, sepse tashmë kishte krijuar bërthamën ushtarake. Më marrveshjen e Presidentit historik Dr.Ibrahim Rugova, e cila ishte bërë më Presidentin e atëhershem Shqiptar, Ramiz Alia, filloi ushtrimi i grupeve te djemve tanë i ndarë në dy grupe. Në grupin e parë ishte Salih Çekaj, kurse në të dytin Adem Jashari. Kur u formua Ministria e mbrojtës e Republikës Kosovës, Salih Çekaj ishte aty ku e lypte koha. Vrasjen e ministrit te mbrojtës kolonel Ahmet Krasniqi e përjetoi shumë rendë .I plagosur rëndë në shpirt vashdoi rrugën drejtë Kosharës, i cili bashkë më Agim Ramadanin u bënë ideologët dhe zbatuesit kryesor të ngjarjës së madhe historike të rrezuarjes së kufirit shqiptaro-shqiptar ,deri në momentin e rëniës në fushën e nderit. Salih Çekaj ra për mos vdekur kurrë dhe kështu u bë gurthemel i fortë e i pamposhtur i shtetit të Kosovës!
Vrasjen e Salih Çekajt, Fehmi Agani e kishte përjetuar rëndë në shpirtin e tij fisnik.Shqetesimin e Prof.Aganit e kuptoi bashkëshortja Sadia. Kush është Salih Çekaj e kishte pyetur? Agani ju gjegjë ” Më mirë që se ke njohur, është vrarë një njëri i madh ”

Salih Çekaj ishte njeriu i madh sa vetë historia. Shumë herë nëpër fjalime e shkrime thuhët se Salih Çekaj ishte nder të parët, jo ky është gabim i madh. Heroi Sali Çekaj nuk ishte nder të parët,po ishte gjithëmonë i pari, prandaj duhët bërë dallimi,sepse nuk mund të baravlerësohet më të tjerët. E vetmja gjë që është e saktë dhe duhët të thuhët ai hyri në treshën e madhe RUGOVA, AGANI, ÇEKAJ!

Lavdi jetës dhe veprës së heroit SALI ÇEKAJ.

Blerim Smajl Hajdaraj nënkryetar i Degës së LDK-SË në Gjermani.