Blero bën fushatë për Memli Krasniqin

06.06.2017 21:04:07
E kujtojmë këngën e parë debutuese të Bleros, “Kthehu ti”, të cilën e solli në bashkëpunim me reperin e asaj kohe Memli Krasniqi.

Ky bashkëpunim rezultoi të jetë shumë i sukseshëm. Memli la karrierën e tij në muzikë për të vazhduar si politikan, kurse për Bleron kënga “Kthehu ti” ishte projekti që e futi atë fuqishëm në tregun muzikor, në të cilin sot është nj ë ndër këngëtarët më të pëlqyer.

Por edhe pse ndanë rrugët në muzikë, Blero si duket e ruan miqësinë me Memlin, po ashtu edhe pas divorcit nga gruaja e tij, Tetua Krasniqin e cila është motra e Memlit. Këtë e dëshmon edhe mbështejta që po i jep Blero, Memlit, për zgjedhjet e 11 qershorit.

Ai në Instagram u ka bërë thirrje ndjekësve të tij që te votojnë për Memli Krasniqin, i cili kandidon për deputet në Kuvendin e Kosovës në kuadër të Partisë Demokratike.