Bllokohen në Kukës veturat nga Kosova

31.03.2018 11:14:06

Policia shqiptare ka bllokuar në Kukës automjetet nga Kosova.
Lajmin e ka bërë me dije Top Channel, me një fjali, ku shkruan se “policia bllokon drejtuesit e automjeteve nga Kosova për në Shqipëri”.

Kujtojmë se sot para tunelit të Kalimashit është paralajmëruar protestë kundër vendosjes së taksës rrugore.

Protesta është thirrur nga aktivistë dhe qytetarë të Kukësit, të cilët përmes protestës kërkojnë heqjen e taksës rrugore.

“Ora 11:30 te tuneli i Kalimashit, mbahet protestë qytetare, pa ndikime partiake, për t’i thënë ndal taksimit të padrejtë të Rrugës së Kombit”, thuhet në njoftim.