Bllokohen pasuritë e 3 mijë gjyqtarëve dhe prokurorëve nën hetim pas grusht shtetit

01.08.2016 09:51:06

Pasuria e rreth 3 mijë gjyqtarëve dhe prokurorëve, të cilët janë nën hetim pas grushtit të dështuar të shtetit, të kryer nga një grup i ushtarakëve besnikë ndaj organizatës terroriste FETO, do të bllokohet, njoftoi agjencia zyrtare turke e lajmeve, Anadolu Agency.

Pasuria e rreth 3 mijë gjyqtarëve dhe prokurorëve, të cilët u pezulluan nga Këshilli i Lartë i Gjyqtarëve dhe Prokurorëve të Republikës së Turqisë (HSYK), do të bllokohet me vendim gjykate, pas kërkesës së Prokurorisë së Republikës në Ankara për bllokimin e pasurisë.

Gjyqtarët dhe prokurorët të përfshirë nga ky vendim nuk do të mund të disponojnë më pasuri të tundshme dhe të patundshme, apo ndonjë llogari bankare, institucione të tjera financiare, kërkesa, dokumente me vlerë, aksione dhe të drejta në pasuri të tjera.