Bllokohet Dibra, dëbora arrin në 50 cm

05.01.2017 18:19:02

Situata në Dibër është rënduar për shkak të reshjeve të dëborës.

Mësohet se në Dibër janë të bllokuara rrugët në të gjitha njësitë administrative për shkak të borës që ka arritur edhe deri në 50 cm.

Situata pritet të përkeqësohet gjatë fundjavës, referuar parashikimeve të sinoptikanëve.

Edhe në rrugën nacionale Peshkopi-Tiranë, lëvizet vetëm me zinxhirë për shkak të dëborës.