Bllokohet kamioni me 190 kg drogë, arrestohet 34 vjeçara shqitare (Video)

29.09.2016 21:36:47

190 kilogramë drogë, 50 mijë euro të sekuestruara dhe 6 persona të arrestuar.

Ky është bilanci i një operacioni të organizuar nga policia italiane në qytetin Aprila.

Ndër personat e ndaluar janë dhe dy shqiptarë, një grua me emrin Adriana Gjoka, 34 vjeç dhe Dorian Kasemi, 27 vjeç.

Të arrestuarit e tjerë janë italianë. Sasia e drogës ishte fshehur në një kamion që vinte nga Spanja.

Ndërkohë, policia italiane ka filluar hetimet për të zbuluar vendin ku do të shkonte sasia e drogës. Ndaj të arrestuarve rëndon akuza e trafikut ndërkombëtar.