Bllokohet kufiri Kosovë-Maqedoni

25.03.2018 14:58:23

Gjatë ditës së sotme shumë qytetarë të Republikës së Kosovës ia kanë mësy Shkupit për ta kaluar të dielën paksa më ndryshe. Por, të njëjtit janë mbetur me orë të tëra në kolonë pasi që kufiri Kosovë- Maqedoni është bllokuar.

Asyeja e pritjeve dhe  kolonave të gjata të automjeteve është rënia e sistemit kompjuterik të kufirit.

Njëjtë ka ndodhur edhe gjatë ditës së shtunë.