“Blunt dhe Real 1 nuk kanë nevojë për bashkëpunime”

10.12.2016 18:00:46

Përgjatë gjithë këtyre viteve në skenë, dyshja DJ Blunt dhe Real 1 kanë sjellë dhjetëra bashkëpunime me këngëtarë të rinj dhe të dëshmuar në skenë. Këngë këto që janë shndërruar në hite e janë dëgjuar kudo ku ka shqiptarë.

E pas gjithë kësaj pune në bashkëpunim me kolegë, dy muzikantët duket se do t’i kushtohen vetëm punës së përbashkët.

Real për Reload të RTV Dukagjinit ka treguar se janë duke punuar në albumin e tyre më të ri, mirëpo sa u përket bashkëpunimeve, ai është treguar i rezervuar duke thënë se nuk e shohin të nevojshme të kenë ndonjë të tillë.

Nuk e kanë zbuluar kur saktësisht do të publikohet ky album, por për gjithë ata që e duan muzikën e tyre kanë premtuar shumë këngë të bukura.