Blushi, protestuesve: Duhet të bëheni më shumë, organizoni referendum

22.09.2016 22:41:31

Pas votimit në Parlament të ligjit të mbetjeve, deputeti i PS, Ben Blushi që votoi kundër, iu afrua protestuesve jashtë Parlamentit, duke u thënë që duhet të jenë më të shumtë dhe të kërkojnë referendum.

Ai ka qenë i vetmi deputet që ka ndaluar për të folur me protestuesit, duke u thënë atyre që ai vetë e ka bërë punën e tij dhe se janë ata që duhet të bëhen më shumë për të ndaluar importimin e plehrave.

“Bëhuni më shumë jeni shumë pak. Duhet të jeni më shumë ju. Ligji sot s’ka kaluar moralisht, ka marrë 63 vota. Moralisht ka rënë, duhet të merrte 71. Shkoni në referendum, s’ka rrugë tjetër, unë e kam bërë punën time”, u tha Blushi protestuesve.