Blushi: S’ka zgjidhje për Zharrëzin, për sa kohë Bankers Petrolium blen qeverinë

09.02.2017 12:42:56

Deputeti Ben Blushi në fjalën e tij gjatë seancës plenare u ndal në rastin e fshatit të Zharrëzit ku prej ditësh banorët janë në grevë për shkak të tërmeteve që bien, si pasojë e hapjes së puseve të naftës. Blushi u shpreh se për sa kohë Bankers Petrolium do të blejë qeverinë shqiptare, për këtë fshat nuk do të ketë zgjidhje.  Themeluesi i LIBRA – s deklaroi se nga nafta humbasin 200 milionë euro.

 

“Një fshat afër Fierit në të cilin herë pas herë, bën grevë urie. Që pasqyron pikë për pikë kushtet e jetës së mira shqiptarëve që jetojnë në mjerim, të skllavëruar nga shteti.

Flas për banorët e Zharrësit të cilët përballen me tërmete. Askush nuk jep një lajm për Zharrësin. Nxirret naftë dhe uji teknologjik që ndahet pas përpunimit, futet prapë në tokë dhe kjo shkakton tërmete. Unë nuk e di si mund të jetojë dikush në një shtëpi që tronditet tre herë në ditë. Nuk mjafton kjo, uji i tyre është i ndotur se është mbetje nafte. Dua ta shikoj kryeministrin ta pijë ujin e Zharrëzës me lloj- lloj sëmundjesh. Të shikojë ça shije ka uji i helmuar. Nuk është ujë i helmuar nga perëndia por nga një industri nafte. Nuk kam asnjë shpresë që do ketë një zgjidhje për Zharrësin për sa kohë Bankers Petrolium do blejë qeverinë shqiptare. E thashë këtë por nuk është vetëm ka. Kjo është vetëm një anë e mënyrës sesi trajtohen pasuritë tona në Shqipëri. Rasti tjetër është ARMO, që u privatizua nga PD – ja dhe dështoi. E dini sa para humbin nga nafta, 200 milionë euro,” – tha Blushi.