Bojkoti masiv, KQZ kërkon shtyrjen e orarit të votimit

25.06.2017 19:00:00

Pjesëmarrja e ulët në zgjedhje ka detyruar KQZ-në që të shtyjë orarin e mbylljes së votimit në të gjithë qendrat në Shqipëri.

Vendimi më i fundit i KQZ-së parashikon lejimin për të votuar të qytetarëve që ndodhën në radhë.

Afati i votimit është shtyrë deri në orën 20:00.