Bolt, test te Borussia Dortmund

13.11.2016 14:49:43

Dëshironte Manchester United por mund të kënaqet edhe me Borussian e Dortmundit. Usain Bolt hedh hapin e parë drejt karrierës si futbollist edhe pse duhet të kalojnë disa muaj për të konfirmuar nëse njeriu më i shpejtë në planet mund të luajë edhe futboll. Tifoz i flaktë i Manchester United, sprinteri nga Xhamajka nuk ka arritur të sigurojë një vend në seancat stërvitore të “Djajve të Kuq”, por është një tjetër klub që i ka hapur derën. Borussia Dortmund ka pranuar në gjirin e saj rekordmenin botëror të 100 metrave dhe shumë shpejt ai do të vihet nën urdhrat e trajnerit Tomas Tuchel. Një test i siguruar falë sponsorit personalmajkiani do të studiojë lëvizjet në fushën e blertë përkrah emrave me peshë si Pierre-Emerick Aubameyang apo Mario Gotze. Pas testeve në skuadrën gjermane ai por edhe stafi drejtues i Borussias do të dalin në një përfundim të përbashkët . Vitin e ardhshëm Bolt ka njoftuar largimin përfundimtar nga atletika dhe ndoshta është ky momenti ideal për të vazhduar karrierën në botën e futbollit. Shpejtësia është arma e tij më e fortë por ndoshta vetëm kaq nuk mjafton sepse futbolli është një art më vete dhe Usain Bolt duhet t’i tregojë botës se ai di edhe të luajë e jo vetëm të vrapojë me këmbë.bolt-601256