Ilir Meta: Nuk duhet të shkojë vendi në konfrontim, thirrni mendjes

17.05.2019 10:25:08

Presidenti Ilir Meta në një deklaratë për mediat këtë mëngjes ka bërë thirrje të qartë për palët politike duke u shprehur se nuk duhet të shkojë vendi në konfrontim.

Ai tha se palët duhet t’i thërrasin mendjes dhe të mos tregohen egoistë por të mendojnë për të mirën e vendit dhe të mos e çojnë atë në konfrontim.

“Të gjithë ti thërrasin mendjes, nuk ka pse Shqipëria të shkojë në konfrontime për interesa personale dhe okulte të palëve”, tha Meta.

I pyetur për deklaratën e kryeministrit Rama, i cili tha se presidenti nuk e kishte thërritur në takim, për zgjidhjen e krizës, Meta u shpreh se kjo është shmangie nga përgjegjësia.

“Askush nuk mund ti transferojë përgjegjësitë te të tjerët, aq më shumë te presidenti i Republikës, ata e dinë shumë mirë çfarë duhet të bëjnë, dhe cilat do të jenë pasojat në rast se vendi shkon drejt një përplasje civile”,deklaroi presidenti.