Bombardohet bastioni i fundit i ISIS-it në Irak

16.08.2017 15:32:38
Aeroplanët luftarakë të Irakut janë duke e bombarduar pozicionet e grupit xhihadist, Shteti Islamik (ISIS), në Tal Afar, para një sulmi tokësor në qytet.

Tal Afar u bë bastioni i fundit i ISIS-it në Irakun verior në muajin korrik, pasi qeveria irakiane shpalli fitore në qytetin e Mosulit, transmeton Express.

Nuk dihet se kur do të fillojë ofensiva tokësore, por forcat speciale, policia dhe ushtria janë nisur drejt këtij qyteti.

Mijëra civilë kanë ikur nga qyteti në ndërkohë, sipas OKB-së.

Tal Afar, i cili kishte popullatë të dominuar nga myslimanët shiit prej 200 mijë vetave, para se të pushtohej nga ISIS-i në qershor të vitit 2014, ndodhet në një rrugë kryesore mes Mosulit dhe kufirit sirian, që dikur ishte rrugë e rëndësishme furnizimi për grupin xhihadist.