Bony largohet nga City, transferohet në Turqi

31.12.2016 12:42:41

Sulmuesi afrikan, Wilfried Bony pritet të largohet nga Manchester City.

Pas ardhjes së Pep Guardiolës, Bony nuk ka luajtur shumë nën urdhrat e spanjollit.

Kësisoj reprezentuesi i Bregut të Fildishtë ka pranuar të largohet gjatë janarit nga City.

E ardhmja e tij pritet të jetë në Turqi tek kampion turk Besiktas.

Kampioni aktual i Turqisë ka ofruar 15 milionë euro për transferimin e 28-vjeçarit i cili është i huazuar te Stoke City.