Bora… poezia që i kujton dashurinë Mevlan Shanajt…

21.02.2017 11:32:34

Nuk më lë bora të shoh: çatitë e kuqe e pemët e zhveshura: por ndjej si nën të:lëviz pranvera…”

Mevlan Shanaj, një emër i njohur i kinematografisë shqiptare I postoi këto vargje të para të poezisë “Nuk më lë bora të shoh” më 14 shkurt, ditën e të dashuruarve. 45 vjet më parë ato u botuan për herë të parë nga poetja e njohur dhe bashkëshortja e tij Natasha Lako. Më vitin 1972 ajo botoi për herë të parë librin me poezi “Marsi brënda nesh” për tu kthyer më pas në një nga emrat më interesantë të letrave shqipe. Vajza nga Korça pas njohjes me regjisorin e ri Shanaj me të cilin do të krijonte familje. Ata kanë qënë ndër cciftet më të njohura në Tiranën e pas viteve 80-të. Poezitë e Lakos për dashurinë do të ishin frymëzim për shumë femra në ato vite gjatë komunizmit.

Natasha Lako lindi në Korçë, më 1948. Ajo është shkrimtare, skenariste e një sërë filmash shqiptarë, publiciste. Dy here deputete e PD ne Parlamentin e pare pluralist.Ka botuar disa libra me poezi, si: “Marsi brenda nesh”, 1972, “E para fjalë e botës”, 1979, “Këmisha e pranverës”, Prishtinë 1984, “Yllësia e fjalëve”, Tiranë 1986, “Natyrë e qetë”, Tiranë 1990, “Thesi me pëllumba”, Tiranë 1995, Këmbë dhe duar 1998, Perkthim Tomas Transtromer “Perandoria e barit” 2002, Lëkura e ujit 2005, Ribotim Tomas Transtromer-ripermbledhje” Qielli i lene pergjysem” 2011 Ese Energjia filmike 2006, romanin “Stinët e jetës” etj. skenare filmash: Mësonjtorja, Një emër mes njerëzve, Fjalë pa fund, Muri i gjallë, Partizani i vogël Velo, Rruga e lirisë, Një vit i gjatë, Plumba perandorit, I paharruari, Fletë të bardha, Lule të kuqe, lule të zeza, Përcjellja, shkronjat e pavarsisë, Te fala Ndreke Luca.

E përfshirë në antologji botërore të poezisë dhe në disa përmbledhje ndërkombetare poetike.

Mevlan Shanaj Mjeshter i madh, artist i merituar,profesor dega e filmit në Akademinë e Arteve Tiranë, lindi më 7 shkurt të vitit 1945 në FierShqipëri. Është prezantuar për publikun si aktor, regjisor në kinema dhe televizion, dhe si producent. Nga viti 1987 deri më 1992 ka qenë Drejtor i Departamentit të Filmit në TVSH dhe Anëtar i Këshillit Artistik i “Grupi Përzgjedhës i filmave” Kanë, Pragë, Budapest, Bukuresht. Shkëputet për 4 vite nga televizioni dhe kthehet në vitin 2001 si drejtor i Departamentit të Filmit dhe Spektaklit në TVSH. Në vitin 2001 ka filluar punën e producentit dhe regjisori me “Zig-Zag” Film.

Më 2005-2006 ka ushtruar profesionin e pedagogut në Akademinë e Filmit dhe Multimedias “Marubi” e deri më sot në degën e regjisë në Akademinë e Arteve. Në vitin 2008 mori titullin “Mjeshtër i Madh”. Shanaj ka interpretuar në filmat: “I teti në bronz”(1970) regjisor Viktor Gjika, “Malet me blerim mbuluar” (1971) regjisor Dhimitër Anagnosti, “Guximtarët” (1970) regjisor Gëzim Erebara, “Rrugicat që kërkonin diell” (1975) regjisor Saimir Kumbaro, Rikard Ljarja, “Ballë për Ballë”(1979) regjisor Kujtim Çashku, “Rrethimi i Vogël” (1986) regjisor Saimir Kumbaro, “Pranvera s’erdhi vetëm” (1988) i Pirro Milkanit, Unë e dua Erën” (1991), regjisor Albert Minga, “Viktimat e Tivarit”(1996) regjisor Ekrem Kryeziu, “, “Lule të Kuqe Lule të Zeza” realizim i vetë Shanajt, “Ne kerkim te kujt” regjisor Gjergj Xhuvani.

Të tjera realizime të tij janë filmat artistikë: “Korrierët” (1976), “Plumba Perandorit” (1980 ), “I Paharruari”(1984), “Të Shoh në Sy” (1985), “Një Telegram dhe një Këngë” (1986), “Fletë të Bardha” (1990).”Lule te kuqe, lule te zeza” Dokumentarë: “Marie Kraja”, “Tefta Tashko”, “Komani një Betejë e Madhe”, “Gju me Gju”, “Lasgush Poradeci”, “Berati Qyteti i Bardhë”, “Zëra nga Lashtësia”, “Katër Mëngjeset”, “Pandi Raidhi”, “Rrugët”, “Bibla & Kurani” , “Një ftesë nga Iliri”, “Visi”, “Përcjellja”, “Shkronjat e Pavarësisë”, “Te fala Ndreke Luca”, “Rruget” Gjate punes ne RTSH ka realizuar rreth 30 vepra te zhanreve te ndryshme televizive, si dramen ne tv,dhe shume spektakle