Bora shkakton kaos, shënohet viktima e parë në Gjermani

06.01.2017 13:06:34

Pjesë të Evropës Perëndimore janë në kaos të trafikut, pasi temperaturat ranë nën zero dhe reshjet e borës bllokuan rrugët duke shkaktuar disa aksidente të rënda.

Stuhi të tilla të mëdha në det nuk janë parë për dekada të tëra. Temperaturat në disa pjesë të Skandinavisë arritën në minus 40 gradë, shkruan Dita.

Një 20-vjeçar nga Gjermania ka vdekur, ndërsa shokët e tij u plagosën rëndë pas humbjes së kontrollit të makinës në autostradën e ngrirë në Gjermaninë Perëndimore.

Dy kamionë u përplasën në jug të vendit dhe duke shkaktuar një dëm prej gjysmë milion euro, dhe aksidente të tjera të shumta janë shënuar në të gjithë vendin vetëm gjatë ditës së enjte.